Klinaku: Turp për Qeverinë Kurti, që për dialogun, qytetarët informohen nga Borell, Lajçak, e më keq, edhe nga Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku e ka komentuar zhvillimin e dialogut, shkruan Fokusi.info.

“Është turp për Qeverinë Kurti që për zhvillimet e dialogut qytetarët e Kosovës të presin të informohen nga Borell, Lajçak, e, çka është edhe më keq, edhe nga Vuçiq!”, ka shkruar Klinaku.