Vushtrria mban Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare“

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri sot është mbajtur Festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të.

Në këtë edicion të Takimit të Poeteshave Shqiptarë i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Drejtoresha e kulturës, Arta Ismajli, artistë dhe figura të shquara të qytetit të Vushtrrisë si dhe 21 poete të përzgjedhura nga juria profesionale, shkruan Fokusi.info.

Çmimin e parë në Festivalin“Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni 39 e mori poezia me titulin “Rri” nga poetja Leonora Lokaj.

Çmimin e dytë e fitoi poezia “Epitaf” nga Valmire Sylejmani. Çmimin e tretë Poezia “Ringjallje” nga Margarita Bardhi dhe Çmimin “Debutuesja e Festivalit” e mori Aurora Salihu.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se është knaqësi që ti presim poeteshat nga të gjitha trojet Shqiptare në qytetin e vjetër të vicianës antike, në qytetin e Hasan Prishtinës e Ahmet Krasniqit.

“Historia e lashtë e Vicianës antike bashkë me poezitë tuaj ndër vite kanë stërndërtuar bashkë një identitet të veçantë të papērseritshëm për të gjitha qytetet Shqiptare duke organizuar këtu në Vushtrri Takimin e Poeteshave Shqiptare” tha Tahiri.

Takimet e Poeteshave Shqiptare është festival i cili promovon vlera kulturore, letrare, dhe i vetmi i tillë në trevat shqiptare.