Kurti: Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare në Shqipëri për çdo gjë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur të afërm pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”.