Kurti: Ka mundësi që kemi marrë para nga Devollët

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, thotë se ka mundësi që partia e tij ka marrë para nga Devollët.

“Në fushatat ‘Blej Shqip’, ‘Duaje Tënden’, ‘Bojkotoni produktet e Serbisë’, ka mundësi që Devollët kanë dhënë para. Na kanë dhënë edhe billborda falas në rrugën Prishtinë-Pejë. Perandorinë e tyre nuk e kanë me qumësht e me dyshekë. Është kjo një pjesë, por pjesa tjetër e tyre është kriminale. Me qeverisjen tonë s’ka më monopole. S’janë vetëm këta. Pjesa jolegjitime e fitimet duhet konfiskuar. Nëse ata paskan dhënë dromca diku, ose kanë ndihmuar ndonjë të varfër, shumë mirë kanë bërë. Nuk mund të jem kundër kësaj. Mirëpo, kjo nuk është amnisti për asgjë”, u shpreh Kurti në Interaktiv.

Ai tha se qeverisja e tij do të punojë që të çlirojë prokurorinë nga ekzekutivi dhe për të parë nëse “i ka penguar qeveria e PAN-it që të punojnë prokurorët”.