Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Mujë Gashi

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Mujë Gashi nga fshati Çabiq i Komunës së Klinës.

Lajmin për vdekjen e Gashit e kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes rrjetit social facebook.

I ndjeri ishte 62 vjeçar. Mujë Gashi ishte i angazhuar në pajtimin e ngatërresave për një kohë të gjatë dhe ka dhënë një kontribut të madh në këtë çështje. Po ashtu, Gashi ishte edhe pjesëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.