Kurti kërkon seancë të Kuvendit për votimin e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës njofton se mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar për nesër mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, rreth caktimit të seancës për votimin e Qeverisë.

“Kërkesa e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Mbledhja është caktuar të mbahet nga ora 9:00.