I dyshuari për sulmin në Pragë mund ta ketë kryer edhe vrasjen e dyfishtë javën e kaluar

Sulmuesi që vrau 14 persona dhe lëndoi 25 të tjerë sot në Çeki dyshohet edhe për dy vrasje që ndodhën javën e kaluar.

Ministri i Brendsëm i Republikës Ceke dhe policia kanë folur në një konferencë për media ku kanë thënë që policët po punojnë mbi teorinë që sulmuesi i sotëm është përgjegjës edhe për krimin e javës së kaluar në pyllin e Klanovickyt afër Pragës, raporton BBC-ja, përcjell Klan Kosova.

Ata besojnë që i dyshuari – i cili nuk kishte pasur histori kriminale – i ka zgjedhur viktimat e tij në mënyrë të rëndomtë.

Zyrtarët po ashtu e kanë konfirmuar numrin e viktimave që ka shkuar në 14, teksa 10 nga 25 të lënduarit janë në gjendje të rëndë.