Kurti: Kosova dënon sulmet terroriste kundër Izraelit

Kryeministri, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka theksuar se Kosova dënon pa mëdyshje sulmet terroriste kundër shtetit të Izraelit, pasi grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur kundërpërgjigjen e Izraelit i cili kreu sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

“Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka potencuar se Kosova “dënon të gjitha aktet e dhunës dhe qëndron në solidaritet të palëkundur me të prekurit”.