Kurti krekoset për ligjin e rritjes së pagës minimale, asnjë fjalë për veteranët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për miratimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale në vend, derisa nuk ka thënë asnjë fjalë për veteranët.

Kurti në postimin e tij ka thënë se 380 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga ky ligj.

Sidoqoftë, Kurti nuk ka thënë asgjë për veteranët e UÇK-së, të cilët janë përjashtuar nga rritja e pensioneve të tyre.

Ai është krekosur se tani më shumë se çdoherë po rritet paga minimale në Kosovë.

“Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë të ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, veteranët kanë organizuar protestë për të enjten në lidhje me këtë vendim të Kuvendit.