Shpërthim në KEDS, një person i lënduar

Një shpërthim është dëgjuar para pak çastesh në zyret qendrore të KEDS-it në kryeqytet.

Nga ky shpërthim duket të ketë pësuar një person, që edhe është lënduar.

Lajmin për lëndimin e një personi e ka konfirmuar edhe Bujar Jupaj, drejtor i departamentit të sistemit të operimeve në KEDS, për Blic.

“Po, një person është lënduar”, ka konfirmuar shkurt Jupaj për Blic.