Kurti kryetarëve të Komunave u siguron investime: Faleminderit për solidaritetin ndaj Policisë në përballje me terroristët

Kreu i ekzekutiv, Albin Kurti, i ka falënderuar kryetarët e Komunave të vendit, për siç tha solidaritetin e treguar ditëve të fundit me Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Policia ka pasur ditë të vështira në përballje me terroristët dhe kriminelët në veri. Kurti pohoi se ndonëse nga kjo betejë dolëm të ngadhënjyer, rënia heroike e rreshterit Afrim Bunjaku është e vështirë, për çka edhe kërkoi një minutë heshtje nga të pranishmit.

“Iu falënderoj për solidaritetin e treguar ditëve të fundit me Policinë e Kosovës në këto ditë të vështir të përballjes me terroristët dhe kriminelët në këtë betejë të cilën e ngadhënjyem por të në të cilën heroikisht ra rreshteri Afrim Bunajku, për të cilin iu ftojë për një minutë heshtje”.

Kur foli për investimet ai tha se asnjë komunë e asnjë komunitet nuk do të diskriminohet, duke shtuar se projekte do të përfitohen në bazë të meritave e jo preferencave.Kryetarëve ai u foli edhe për fitimin e kandidaturës së Kosovës për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030, raporton EO.

“Një lajm i mirë pas takimit që kishim në muajin maj është fitorja e kandidaturës së Kosovës për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ato përfshin 24 sporte, 11 komuna në dy shtete. Mbi 250 milionë euro dhe 24 objekte sportive janë paraparë. Komuna e kanë mundësin të përfitojnë nga investimet”.

“Buxheti për komunat në vitin tjetër është 742 milionë euro, po bëhet viti i dytë me radhë që rritja e buxheti është në shifër dyshifrore. Investimet kapitale në komuna përfshinë shumë sfera. Këto investime përfshin të gjitha komuna dhe pa diskriminuar asnjë komunitet. Kemi përgatitur legjislacioni që u mundëson komunave të përfitojnë jo sipas preferencave. Jemi të gatshëm që të ofrojmë zgjidhje”.