Tierney tregon se si e kuptoi se po kalonte tek Arsenal

Skuadra e Arsenal ka gëzuar tifozët e skuadrës duke nënshkruar me Kieran Tierney në minutat e fundit të merkatos.

Tierney ishte objektivi kryesorë për mbrojtjen e Arsenal, dhe nënshkrimi me të erdhi vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar në Angli.

Edhe për vet lojtarin transferimi në ‘Emirates’ ishte paksa i papritur, duke u bazuar në fjalët që ai ka thënë pas transferimit.

“Më treguan në orën 19:00 të mbrëmjes së kaluar se unë duhet të jem në aeroport brenda një ore, kështu që duhej të nxitoja. Ato momente isha me shoqëri, në park” ka thënë Tierney.

Tierney luante me Celtic qysh nga viti 2015, duke u aktivizuar në krahun e majtë të mbrojtjes. Lojtari paraqitet edhe me kombëtaren e Skocisë.