Trajkovic: Kosova mundi ta arrestojë Radojiçiqin por dështoi

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka alarmuar për rigrupimet në Serbi të grupit të Radojiçiqit.

Trajkovic ka thënë se Kosova ka pasur disa mundësi për ta arrestuar por s’kishte arritur. Politikania serbe thotë se mbase “dëshmia e Radojiçiq do të ishte e papërshtatshme për elitat politike në Kosovë” dhe njejtë “për ato të Serbisë”.

Trajkovic ka thënë se gjithçka që mbetet sot është “nxitja e frikës”.

recommended by

REVITA SKIN
Одличан метод за дубоке боре: потпуно брише за 4 дана!
SAZNAJ VIŠE
“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të jetë pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë. Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tone”, ka shkruar ajo.