Kurti: Marrëveshja finale me Serbinë nuk varet nga unë, kam prioritete tjera

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se u deshën 10 vjet për të bërë koncesione për ta marrë njohjen nga Serbia, dhe se marrëveshja finale s’varet nga ai.

Sipas tij arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet dy vendeve varet nga Serbia, ndërsa përsëriti se prioritet i Qeverisë së tij nuk është dialogu me fqinjin verior.

“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë që për bindjen time nuk ka alternative, nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë”, tha i pari i Qeverisë.

Kurt theksoi se se për 10 vjet, Kosova ka bërë shumë koncesione për ta marrë njohjen e Serbisë.

“Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia. 10 vjet koncesione në Kosovë. Gjithmonë me idenë se në fund vjen pavarësia, përkatësisht njohja e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tash me ato koncesione? Është mirë t’i pyesni tash ata që i bënë këto koncesione”, tha Kurti.