Ndërron jetë specialisti i Anesteziologjisë, Dr. Hajrullah Saraçi

Ka ndërruar jetë specialisti i Anesteziologjisë, Dr. Hajrullah Saraçi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij, si dhe miqtë dhe kolegët nga spitali i Vushtrrisë.

Ai vdiq pasi nuk arriti t’iu mbijetojë komplikimeve pas një ndërhyrje që pati, duke qëndruar për shumë ditë i intubuar.

Saraçi kohë më parë ishte rikthyer në pozitën e drejtorit të spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri.