Kurti: Në Hagë po mbahen në burg bashkëluftëtarët e Hamzës dhe Ademit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albi Kurti, me rastin e seancës solemne për Epopenë e UÇK-së, ka nderuar heroizmin dhe qëndresën e familjes Jashari në Prekaz.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe bashkëluftëtarët e Hamëz dhe Adem Jasahrit, të cilët janë në Hagë.

“Është e pamundur të mos e përmend që në kohën kur ne kujtojmë njërën prej masakrave të tmerrshme të luftës tonë çlirimtare dhe prej heroizmave më të pashembullt, në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Hamëz e Adem Jasharit që mbahen në burg. Pikërisht për këtë luftë, pikërisht për këtë narrativë që ne e kemi ndërtuar me gjak, ndërsa Serbia kërkon ta rindërtojë me genjeshtra” ka thënë Kurti në seancën e sotme.

Prezent në seancë është edhe Rifat Jasahri, presidentja Vjosa Osmani, dhe shumë figura të tjera publike.