Kurti në “luftë” me Perëndimin, Hoxhaj: Deri më tani i ka bërë 3 dhurata Serbisë, e ardhmja e Kosovës në rrezik

Ish-minsitri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku në ABC News, fillimisht ka folur në lidhje me një artikull të një shtypi të njohur gjerman që është kritik ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij në raport me situatën në veri.

Hoxhaj tha se ai është një artikull që krijon një pamje të asaj se çfarë po ndodh në veri të Kosovës te perëndimorët.
“Padyshim se është një shtyp që ka një ndikim të madh, në Gjermani dhe jashtë saj. Ajo është një gazetë që bën politikë Evropiane.

Gazetari ka njohuri të mëdha për Ballkanin dhe është në këtë rast është kritik për Rajonin. Një artikull që krijon një pamje të asaj cfarë po ndodh në Kosovë te Perëndimorët.

Formulimet të tilla që Kurti ka rënë në grackën e Vucic në e kemi thënë muaj më parë, që kur serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës” tha Hoxhaj.

Sa i përket asaj që opozita mund të bëjë dhe duhet të bëjë në këtë situatë Hoxhaj tha se se shqetësimi i tyre tanimë nuk është se pse janë në opozitë, por është rreziku i integritet territorial të Kosovës dhe se e ardhmja e vendit është në rrezik.

“Kjo është një situate e cila është serioze. Shqetësimi jonë nuk është të qenurit në opozitë. Shqëtësimi jonë ka të bëjë me at që integritetit territoriaI Kosovës është3 i rrezikuar, e ardhmja e saj është në rrezik.

Kurti në vazhdimësi ka ndjek hapa që i kanë shërbyer mnë shumë Serbisë , se sa ka ndihmuar vendin.

Në kemi pasur një situatë në veri të Kosovës, ku ka pasur sundim të ligjit dhe zoti Kurti në nëntor të vitit të kaluar i bën dhuratë ne parë Serbisë.

Pastaj me marrëveshjen franko-gjermane, i bëri një dhuratë të dytë, duke hequr njohjen nga tavoline dhe mendoj që veprimet e fundit në veri janë një dhurata e tretë për Serbinë.

Po krijon parakushte që realisht të zbatohet qëndrimi i Serbisë për një ndarje të brendshme.

Në vend që ne të lëviznim në fazën përfundimit të shtetndërtimit, çfarë ka bërë Kurti në raport me interesin e Kosovës është gabim.

Ne e dimë që Serbia është prapa dhunës në Veri, e dimë që ata që ushtrojnë dhunë nuk janë qytetarët serbë, por struktura të Serbisë, por është mundur të menaxhohet më mirë kjo situatë,

E qartë është se nuk ka një politike të mirëfillte në raport me dialogun, por ka një raport për ruajtjen e marrëdhënieve me SHBA dhe BE-në”, tha Hoxhaj.