Kurti: Nëse bëhem kryeministër, do të shkoj te Hashim Thaçi ta marr mandatin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nëse i merr votat për tu bërë kryeministër do të shkoj në presidencë për ta marr detyrën e re te Hashim Thaçi.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur kështu në Debat Pernime.

“Ai është obligim Kushtetues i tij dhe më në fund do të ketë diçka të mirë që do të bëj ai si President”, ka thënë ai.

Duke folur rreth pikës në statutin e partisë së tij, e cila parasheh se nëse kryetari i Vetëvendosjes merr postin e Kryeministrit, duhet të jap dorëheqje, Kurti premtoi se do ta respektoi dokumentin e partisë.

“Po, kur do të bëhem kryeministër, do ta respektoj statutin. E konsideroj si çdo ligj të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.