Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta infektohet me koronavirus!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është infektuar me koronavirus.

Kjo është konfirmuar nga klubi i Arsenalit para pak çastesh.

“Trajneri jonë, Mikel Arteta doli pozitiv nga një test i COVID-19 këtë mbrëmje. Personeli i Arsenalit që kishte kontakt të afërt së fundmi me Mikel tani do të izolohet në përputhje me udhëzimet e qeverisë për shëndetin”, shkruan Arsenal në njoftim.

Vlen të theksohet se Premierliga para pak çastesh njoftoi se futbolli do të luhet normalisht këtë fundjavë – duke mos i ndaluar tifozët e as ndeshjet, mirëpo ky vendim mund të ndryshojë pas rastit të Artetas.