Rashica zgjedhet lojtari më i mirë i sezonit

Pas sezonit të shkëlqyer me skuadrën gjermane Werder Bremen, Milot Rashica ka marrë një lajm të shkëlqyer.

Ai është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit nga tifozët e klubit. Në një votim të hapur ku kanë qenë kandidatë të gjithë futbollistët, Rashica ka mbledhur më së shumti vota.

Njoftimin e ka bërë zyrtar vetë klubi në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Në 26 ndeshje, Rashica shënoi 9 gola dhe 5 asistime në Bundesligë.