Kurti nga Prizreni: Na nevojitet fitore e madhe me mbi 61 deputetë, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendsoje, Albin Kurti thotë se në Prizren gjithmonë dalin të parët, shkruan Fokusi.info.

Kësaj here duhet fitore e madhe me mbi 61 deputetë, thotë ai.

Postimi i tij i plotë:

Nga Prevalla, Mushnikova e Lubizhda, tutje në Zhur, Poslishtë, Terzimahallë, Islahanë dhe Bajram Curr – të gjithë ishin të mobilizuar.

Se në Prizren gjithmonë dalim të parët, kjo dihet. Por kësaj here na nevojitet fitore e madhe, me mbi 61 deputetë.

Andaj, sot një javë, të dalim në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona.