Veseli takon strukturat e Partisë në Pejë dhe Klinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Kryesia Qëndrore, ka vizituar strukturat e partisë në Pejë dhe Klinë.

Zhvillimet politike në vend dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova së fundmi, përfshirë situatën e rëndë më pandeminë, ishin temë e diskutimit në këtë takim.

Kryetari Veseli u ofroi të gjithë mbështetjen e partisë këtyre dy degëve dhe kërkoi nga ta që ta vazhdojnë punën e mirë për mobilizimin e strukturave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit.

Kryetarët e Degëve të PDK-së në Pejë dhe Klinë, Xhavit Haliti dhe Sokol Bashota, falënderuan Kryetarin Veseli dhe Kryesinë Qëndrore për mbështetjen dhe gatishmërinë që interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj ta vendosin gjithmonë para atyre personale dhe partiake.