Kurti: Një deputet të Listës Serbe po ia hoqe Qeverisë ‘koti’ kolapson

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vazhduar ta quan Qeverinë Hoti si Qeveri ‘koti’ dhe se varet nga Lista Serbe, me të cilët vet i pati në Qeveri sa ishte, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, varet nga deputetët e Listës Serbe, madje thotë se po ia hoqe një deputetë të kësaj partie kjo Qeveri kolapson.

“Qeveria Koti e ka edhe marrëveshjen me qeverinë serbe, edhe varet jo vetëm nga Lista Serbe por edhe nga secili deputet i Listës Serbe. Deputeti i Listës Serbe as për së afërmi nuk ka vendimmarrje në Listën Serbe sa ka vendimmarrje në qeverinë e Kosovës. Një deputet të Listës Serbe po ia hoqe kësaj qeveria kolapson ndonëse nuk mund të thuash se qëndron edhe ashtu”, tha Kurti për Kosova Press.

Ish-kryeministri Kurti që u rrëzua nga pushteti vetëm pas 51 ditëve, kishte në Qeverinë e tij Listë Serbe, atyre ju kishte ndarë dy ministri dhe kishte marrë dy këshilltarë serbë nga tjetër parti.

Kurti kishte premtuar në fushatë zgjedhore se në Qeverinë e tij nuk do ketë ministra të Listës Serbe, por premtimi i tij u thye kur erdhi në karrigen e kryeministrit.