Zoran Milanoviq fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, Kolinda në balotazh

Sipas rezultateve të fundit preliminare, Zoran Milanovic, ish kryeminitër i Kroacisë ka fituar 29.54% të votave ndaj 26.67% që ka fituar Kolinda Grabar-Kitaroviq në garën për president në Kroaci.

Kandidati tjetër Miroslav Skoro ka marrë 24.44% dhe nuk kalo në raundin e dytë.

Milanoviq thuhet se ka fituar më së shumti vota në qytetet e Zagrebit, Rijekës, Zadarit, Splitit dhe Varazdinit. Ndërkohë presidentia e tanishme, Grabar Kitaroviq ka fituar në Dubrovnik, Shibenik dhe Karlovac.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për president në Kroaci do të mbahet më 5 janar.