Kurti nuk arrinë t`i bind deputetët e tij, 27 deputetë kundër martesave të komunitetit LGBTIQ+

Kryeministri Albin Kurti të enjten ka mbledhur deputetët e partisë së tij. U ka kërkuar që të gjithë të votojnë pro lejimit të martesve mes komunitetit LGBTIQ+. Gazeta Insajderi, merr vesh se edhe përkundër kërkesës së Kurtit, 27 deputetë të tij, kanë dalur kundër.

Në ditën kur në Kuvendin e Kosovës pritej të shqyrtohet neni i Kodit civil, që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, Albin Kurti ka mbledhur deputetët e tij.

Aktin e martesës mes gjinive të njëjta e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen.

Gazeta Insajderi nga burime të saj ka mësuar se Kurti, u ka kërkuar deputetetve të tij të votojnë pro martesave të pjestarëve të komunitetit LGBTIQ+. Por sipas këtyre burimeve 27 deputetë të Partisë së Kurtit, janë kategorikisht kundër martesvae të gjinisë së njëjtë, prandaj edhe kanë refuzuar të votojnë këtë projektligj.

Ndër më të zëshmit kundër kërkesës së Kurtit, sipas këtyre burimeve kanë qenë deputeti Fisnik Korenica dhe deputeti Eman Rrahmani.

Gazeta Insajderi ka provuar të marr një deklaratë nga shefja e grupit parlajmëntar të VV-së, Mimoza Kusari, por kontakti me të qe i pamundur. Në thirrjet dhe mesazhet e gazetës nuk janë përgjigjur as dy deputetët Korenica e Rrahmani.

Kundër martesave të gjinisë së njëjtë kanë dalur publikisht edhe disa deputetë tjerë. Duda Balje, Mërgim Lushtaku dhe grupi parlamentar i AAK-së janë deklaruar kundër nenint të kodit civil që pritet të diskutohet në kuvend. Edhe partia Turke KDTP pjesë e Koalicionit të Qeverisë deklarohet kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

Diskutimi i nenit ishte në rend dite të enjten në kuvend, por është shtyrë për një ditë tjetër.