Kurti: Nuk kisha zgjidhje tjetër veç ta lirojë nga detyra ministrin Veliu, tradhtoi Qeverinë dhe shkaktoi panik

0
207

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur sonte në mbrëmje një mbledhje të jashtëzakonshme, ku po flet për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

Kurti ka përsëritur qëndrimin e tij se kjo masë tani për tani nuk është e nevojshme.

Kurti pritet të flasë dhe rreth paralajmërimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, do të iniciojë mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti, pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu.

Kurti tha se Veliu ka shkaktuar panik me deklaratën e tij.