Kurti paralajmëron se nuk do ta lëshojë karrigen: “Zogu ka dalë nga lëvozhga e nuk kthehet më”

Kryeministri në largim Albin Kurti ka nënkuptuar se nuk do ta lëshojë karrigen e Kryeministrit.

“Më datën 6 tetor ka dalë zogu nga lëvozgha dhe nuk kthehet më brenda. Presidentit i kanë mbetur disa muaj mandate po dëshiron ta zë trenin e fundit, por i ka ikur edhe treni i fundit. S’ka më trena. Këto përpjekje vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan të Kosovës por nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit dhe të na kthejnë para 6 tetorit. Konjuktura e klubit të vjetër politik nuk mund të bëhen bashkë për të na kthyer para 6 tetorit”, ka thënë ai.

“Për Qeveri të re, e kemi theksuar se duhet të mbahen zgjedhjet e reja. Cfarëdo vendimi tjetër është devijim, është kundër vullnetit të qytetarëve. Ne do ta ndjekim me kujdes se cka do të ndodhë në ditët e ardhshme dhe padyshim qe do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese porsa të kalohet nga fjalët e presidentit në tekste të shkruara”, tha Kurti, duke shtuar se ‘veprimet e fundit po e thellojnë vendin në krizë e pasiguri”.