Kurti porosit opozitën që ta kundërshtoj Asociacionin para Escobarit

Kryeministri Albin Kurti tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe në Kosovë është sjella nga qeveritë para tij, derisa tha se me qeverisjen demokratike të VV-së ky Asociacion nuk po zbatohet.

Kurti gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë, u tha deputetëve që kur ta takojnë të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, t’i thonë se kryeministri Albin Kurti në këtë pikë nuk është vet.

“Asociacionin të cilin ju e keni sjellë ose më saktë siç po thotë një deputet i PDK-së, Zajednicën. Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës nuk po zbatohet se ka qeveri demokratike. Dhe krejt në fund, kur po jep deklarime Escobari, po thotë për një njeri nuk nalet Asociacioni. Qaj është momenti kur ju duhet me dalë me thënë kryeministri nuk është vet. Por u nuk dilni. Ju heshtni. Kur Escobari thotë një njeri sun e nalë, atëherë duhet deputetët e opozitës me dalë e me thënë kryeministri Kurti kundër asociacionit monoetnik nuk është vet”, tha Kurti.