Kurti pyet: Pse Serbia nuk u mundëson Asociacion etnik komuniteteve atje?

Kryeministri kosovar Albin Kurti e ka pyetur Serbinë se pse nuk u mundëson Asociacion një etnik, komuniteteve që jetojnë atje, derisa ka të njëjtën kërkesë për t`u krijuar një i tillë në Kosovë për komunitetin serb.

Në një postim në Facebook, ai ka përmendur minoritetet në Serbi, ku sipas tij zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.

“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë:

Reagimi i kryeministrit vjen në një kohë kur ai së fundmi po përballet me një presion të shtuar ndërkombëtar për t’i implementuar marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin.

Ndërkombëtarët tashmë e konsiderojnë urgjente formimin e Asociacionit, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.