Kurti reagon pas vdekjes së Albright: Do të na mungosh, zonja sekretare

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Kurti ka thënë se ishte një grua e shquar me moral të pa kompromis për Shtetet e Bashkuara, dhe një mike e Kosovës.

“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetin social Twitter.