Bekë Berisha nuk është kandidat i AAK’së për kryetar të Istogut

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj thotë se Bekë Berisha nuk është kandidat i AAK’së për kryetar i Komunës së Istogut.

“Ne nuk e kemi nominu akoma Bekë Berishën. Ai fillimisht duhet me u bo kryetar i AAK’së në degë në rast se e merr nominimin për Istog”, sqaroi Haradinaj në emisionin Pressing.

Haradinaj tha se me partitë që janë në koalicionin qendrorë nuk kanë marrëveshje lokale dhe në komuna garojnë të vetëm.

Istogu aktualisht udhëhiqet nga Haki Rugova i LDK’së.

Në zgjedhjet e vitit 2017 kryetari Haki Rugova shkoi në balotazh me kandidatin e AAK’së, Gani Dreshaj.

Dreshaj sipas Haradinajt nuk do të rikandidojë për arsye familjare.