Ja se si skuadra elitë “Ujqërit” e Ukrainës sulmon kolonën me tanke ruse

Forcat elitë të Ukrainës të quajtur “Ujqërit” kanë publikuar një video në të cilën shfaqen duke u përgatitur dhe më pas duke sulmuar një autokolonë ruse, shkruan Gazeta Metro.

Në pamjet e publikuara shihet se si skuadra qëllon nga larg kolonën e tankeve ruse njëri pas tjetrit.

Bashkë me videon e publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruan: “Ne kemi çdo të drejtë në këtë luftë”.

Video është nga kundërofensiva ukrainase që u bë në Brovary, periferi e kryeqytetit Kiev, disa ditë më parë.