Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira por të cilat mund të fillojnë të shpërndahen gjatë ditës ose në orët e mbrëmjes. Do të ketë erëra të ftohta dhe nganjëherë të fuqishme nga lindja. Gjatë natës dhe mëngjesin tjetër mund të ketë ngrica të dobëta.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në disa rajone ende do të ketë reshje të dobëta shiu dhe bore.

Nga e hëna do të jemi nën ndikimin e masës së fuqishme anticiklonike. Na pret mot i kthjellët dhe me shumë rreze diellore, megjithatë mëngjeset do të jenë të ftohta kurse ditët të freskëta dhe me erëra lindore dhe verilindore. Temperaturat do të shënojnë ngritje progresive dhe graduale çdo ditë.