Biden: ShBA qëndron me Izraelin

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka pasur një paraqitje ku është deklaruar rreth situatës së fundit në Izrael dhe sulmet e grupit Hamas.

Ai ka thënë se Uashingtoni mbështet Izraelin.

“Nuk ka kurrë justifikime për sulmet terroriste”, ka thënë Biden, raporton CNN.

“Do të sigurohemi që t’i ndihmojnë qytetarët në nevojë dhe që ata të vazhdojnë të mbrohen”, ka shtuar Biden i cili tha se mbështetja për Izraelin është e fortë dhe e palëkundur.