Kurti: S’jam polic e as doganier, jam kryeministër dhe flas për marrëveshje finale

Kryeministri Albin Kurti, ka folur në Kuvend në seancën e interpelancës që është thirrur nga partitë opozitare.

Kurti në fjalën e tij të parë, e ka përsëritur një deklaratë, të cilën ka kohë që po e thekson.

Sipas tij, ai nuk flet për çështje teknike, pasi nuk është as polic, e as doganier.

“Takimi i së hënës nuk ishte i suskseshëm, pasi nga fokusi te propozimi i BE-së u kalua vetëm tek veprimet në lidhje me targat ilegale. Unë ua përsërita se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, jam kryeministër i Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë. Pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Të mërkurën më 23 nëntor u arrit ajo qëmund të arrihej të hënën. Pezullim i veprimeve sa i përket targave. Dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa takimin e të hënës”, deklaroi Kurti në seancë.