Aksidentohet për vdekje një grua

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një gruaje është regjistruar në orët e pasdites së sotme në Kamëz.

Gruaja 35-vjeç me iniciale P.A, është përplasur në rrugë nga një makinë, që e drejtonte një tjetër femër me iniciale B.D.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa drejtuesja e automjetit u shoqërua në komisariat.

Informacion Paraprak i policisë

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./NOA.al