Zeka e quan “strincë” Fitore Pacollin: Vetëm njerëzit e sëmurë mentalisht përkrahin deklaratën e saj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka reaguar ashpër deputetes së VV-së, Fitore Pacolli për deklaratën e kësaj të fundit ku kritikon ish-kryeministrin Haradinaj, se dërgoi për shërim jashtë vendit nënën e tij, në kontekstin e asaj që nuk janë krijuar kushte për shërim në Kosovë.

Zeka me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se “vetëm njerëzit e sëmurë mund ta mbështesin deklaratën e Fitore Pacollit”.

Sipas Zekës, “turpi për një deklaratë të tillë bije mbi liderin e VV-së, Albin Kurti, që është edhe kryetar i VV-së”.

Postimi i plotë:

Vetem njerezit e semure mentalisht mbeshtesin deklarataten e Fitore Pacollit

Kjo strinca e VV-se

Degjova nje deklarate te nje njeriu publik, qe per turpin e VV-se dhe te Parlamentit, eshte pjesetare e kesaje partie, dhe deputete. Ajo ne nje prononcim te saje, tha se “eshte turp qe Ramush Haradinaj e paska dergu nanen per sherim jashte vendit, e gjithashtu edhe pse Isa Mustafa paska shku per sherim poashtu jashte vendit”!

Turpi bjen mbi Albin Kurtin qe te lejon ty me u marre me deklarata te tilla, qe jane kulmi i marrezise, qe jane devijime xhenetike, ju qe jeni kunder atyre qe ju kane lindur, ju qe nuk shkoni as afer kufomave te prinderve tuaj kur ju vdesin.

Apo ndihet mire kryeministri ne detyre kur i thoshin se eshte martuar me vajzen e ministrit serb Sokoloviç?! Apo ndihet mire kur kryeministrit ia pergojonin gruane norvegjeze, ndersa ne e mbronin?! A e dine ky popull se vetem te semurit mendor munden me dhane deklarata te tilla te turpshme?! A e dini qe ata qe mbeshtesin keto deklarata jane dy here me te semur se sa ju.

A e dini qe jeni ba hora e Zotit para gjithe botes?

Reagova per shkak te nanes te Ramushit qe e ndjeje sikurse nanen time te zhdukur, se sa per Ramushin, Isen, Kadrine, ishalla hunin ua fus i mbrapa, pasiqe ju kane sjelle ne kete pozite. E vogel je moj strince e degeve ta kalbura me fole ti per nje heroine qysh eshte nena e Ramush Hatadinajt!.