Kurti: Sot Kosova e ka konfirmimin më të madh të progresit për në BE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot Kosova e ka konfirmimin më të madh nga institucionet e Bashkimit Evropianë për rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE”.

“Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024, konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, ka shkruar Kurti me anë të një cicërime në Twitter.