Pas vendimit të gjykatës ndaj Krivaqës e Sejdiut reagon edhe presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së vendimit për vrasësin e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun.

Ajo në rrjetin social Facebook, nga llogaria e saj u shpreh se “Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit”.

Postimi i plotë i Osmanit:

Gjykata Themelore në Ferizaj, sot e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqen për vrasjen e Marigona Osmanit si dhe me 15 vjet burgim Arbër Sejdiun për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.