Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë relativisht nxehtë, me erëra të lehta deri mesatare nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 22 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë nxehtë për këtë periudhë kohore.

Të hënën pritet ndryshim gradual i motit. Fillimisht në Shqipëri e pastaj në tërë rajonin do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje shiu. Pasdite vonë, në mbrëmje dhe gjatë natës në Shqipëri priten shira intensiv dhe rrebeshe lokalisht mjaft të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës edhe në Kosovë priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën reshjet do të ulen në intensitet. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin herë pas here reshje lokale shiu. Në viset më të larta malore priten reshje bore.

Nga e mërkura pak më nxehtë, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell, por gjatë javës pritet një valë e re reshjesh shiu./Meteoballkan