Kurti takohet me ambasadorin Abott, bisedojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, këtë të enjte është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në njoftimin e LVV-së në rrjetin social Facebook thuhet se temë e këtij takimi ishin zgjedhjet, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e këtij subjekti politik.

“Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftim e LVV-së.