Kurti takohet me kryeministrin e Greqisë, e falënderon për mbështetjen e Kosovës drejt BE’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka bërë me dije se sonte është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Express.

Kurti ka thënë se në takim është diskutuar për rëndësinë e forcimi të raporteve në mes të dy shteteve, duke pasur parasysh, sipas tij, lidhjet historike në mes të vendeve.

Lexo Edhe:Shtyhet afati për regjistrim në Universitetin e Prishtinës

Tutje, Kurti tha se Kosova dëshiron të vazhdojë bashkëpunimi bilateral, si element kryesor për një stabilitet afatgjatë në rajon.

Kurti gjithashtu falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen e Greqisë krahas Kosovës në rrugën drejt BE’së.

Reklamë

“Sonte në Athinë takova kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Ne diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve, duke pasur parasysh lidhjet tona historike. Kosova dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin bilateral, si një element kryesor për stabilitet afatgjatë në rajon. Falënderues për mbështetjen e Greqisë në rrugën tonë drejt BE’së”, ka shkruar Kurti.