Valon Syla: Halil Berisha po të ishte gazetar në ndonjë vend tjetër nuk do të ishte në Hagë

Ish gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është duke dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Berisha është detyruar të shkojë në Gjykatën e Hagës, shkruan Fokusi.info.

Për këtë ka reaguar, analisti dhe gazetari, Valon Syla, duke thënë se Berisha nuk do të ishte në Hagë nëse do të ishte gazetar në ndonjë vend tjetër.

“Gazetari Halil Berisha po të ishte gazetar dhe shtetas i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë. Por është i Kosovës, ku Gjykata Speciale ka rregulla speciale edhe për lirinë e shprehjes për gazetarët. Fatkeqësia është që institucionet tona heshtin para arrestimit të një gazetari, ashtu siç heshtin kur Gjykata Speciale ju kërkon garancione për mbrojtje në liri për çlirimtarët që akuzohen atje në Hagë. Ai nuk është dëshmitar, por është i detyruar të jep përgjigje… për një punë që një gazetar nga Brukseli ose nga Haga nuk do të guxohej të merrej në pytje.”, ka thënë Syla.

Syla ka thënë se puna që ka bërë Berisha në Infokus ka qenë shumë profesionale.

“Puna e Halilit e mediumit ku punon ka qene shume profesionale dhe teper e kujdesshme ne trajtimin e dosjeve qe i kane poseduar. Dosjet te cilat kane rrjedhur nga vete ajo gjykate. Inkompetenca dhe joprofesionalizmi i kësaj gjykate, nuk mund të fajësoj mediat dhe gazetarët. Turp”, ka thënë Syla.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Fokusi.info/