Kurti takohet me Osmanin, çka biseduan?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Kurti ka shkruar që së bashku me Osmanin kanë biseduar për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin, transmeton Telegrafi.

Kurti ka shkruar se Kosova do të dalë nga kriza dhe se do të përparojë.

“Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, pas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV dhe LDK kanë filluar bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës.