Kurti takon Lajçakun: Dialogu duhet të adresojë çështjet e pazgjidhura, jo të krijojë të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka thënë se ka zhvilluar një takim konstruktiv me ndërmjetësin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti tha se dialogu duhet ta njohë realitetin dhe të vërtetën dhe të adresojë çështjet e pazgjidhura.

“Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të pranojë realitetin dhe të vërtetën, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, ka shkruar Kurti në Twitter.