Kurti: Taksa pati efekt të vogël, unë si Qeveri po përgatitem për reciprocitet

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se efekti i taksës ka qenë minimal. Ai ka folur për reciprocitet para deputetëve.

“Për këtë, unë si kryeministër, si Qeveri jam duke u përgatitur. Jemi duke u përgatitur për sukses, nuk guxojmë të dështojme. Efekti i tarifës ka qenë minimal, qoftë përmes kontranbandës, qoftë për marrëveshje të fshehta si ajo për energjinë. Unë besoj që qëndrimi im është qëndrimi i duhur për të ecur përpara, jo ose krejt ose hic edhe jo ose tash ose kurrë. Pra qasja jonë është ajo e cila, praktikisht na ka vendosur në ofenzivë. Masat që të vendosin në defanzivë, ku ti duhet të vendosur në një kështjellë që mbrohesh ndaj një dështimi që të vjen rrotull, është gabim nga pikpamja e shtetit. Reciprociteti derivon nga barazia. Marrëveshja për reciprocitet që në një farë mënyre është bërë edhe në Bruksel për aplikimin e letëngjitësve nuk është bërë nga ana jonë”, ka thënë Kurti.