Kurti tani thotë se është gati për rifillimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Periskopi.

Lajçak ka deklaruar se të gjitha palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se vetëm po pritet që gjendja epidemiologjike ta mundësojë takimin fizik dhe vazhdimin e bisedimeve.

Ai ka paralajmëruar se qysh prej javës së ardhshme do të zhvendoset nga Bratisllava, ku ka qenë deri më tani shkaku i kufizimit të lëvizjeve, në Bruksel, duke qenë edhe fizikisht i pranishëm në zyren e tij të përfaqësuesit special për dialogun.