Kurti: Thaçi fshehu marrëveshjen, bëri shkelje flagrante të drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se tash presidenti i vendit, Hashim Thaçi sa ishte në krye te qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013-të.

“Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel por dy. Ishte një mes ish-kryeminsitrti Thaci dhe Daciq dhe tjetra që ishte zotim I njëanshëm të ish-kryeminsitrit tash President në lidhje me Kosovës që pa dakordim paraprak nuk do shkojë në pjesën veriore të Kosovës pa dakordim me KFOR-in.

Për ne është shumë e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë. Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar. Ne besojmë se e ka kërkuar Serbia por kjo duhet të shqyrtohet.

Sot kemi përkujtimin e Adem Demacit dhe Astrit Deharit por kjo ditë shënon edhe presidencën e z thacit. Para se të shkonim në konferencën e Mynihut jam përpjekur të takohem me Thacin që të dakordohemi dhe në mënyrë të vazhdueshme jam përpjekur të takohemi që të mos kemi kakofoni të zërave. Kosova ka qeveri që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Dialogun do ta përgatisim mirë por atë do ta udhëheqë unë.

Fshehja e një marrëveshje të tillë, ku ne kemi menduar se ka vetëm një marrëveshje, ka pasur dy, është shkelje flagrante e drejtësisë. Dua të theksoj qëndrimit onë për partneritet me NATO-n e KFRO-in.

Nesër kam takim me komandantin e KFOr-it.Shqetësimi jonë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të ish Kryeminsitrit. Kur është ratifikuar marrëveshja Thaci-Daciq, deputetët nuk e kanë ditur që ka pasur 2 marrëveshje. Në këtë mënyrë deputetët janë vënë në lajthitje” tha Kurti para gazetareve.