Ky është polici që kreu vetëvrasje në stacionin policor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një polic ka kryer vetëvrasje para stacionit policor në Ranillug.

Gazeta Metro nga burimet e saj brenda policisë ka mësuar se R.H (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Ranillug.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak orësh, ku Metro mëson se R.H ka përdorur armën zyrtare duke i dhënë fund jetës.

Prokuroria ka konfirmuar se bëhet fjalë për një vetëvrasje, derisa njësitet policore kanë dalur në vendngjarje.