Zv.kryeministri Hoti emëron këshilltare politike për media

Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, ka emëruar një këshilltare politike për media.

Përmes një komunikate për media nga zyra e tij, është njoftuar se në këtë pozitë është emëruar Marigona Berisha.Ndërkohë që mediat janë lutur që kërkesat që kanë të bëjnë me Hotin dhe kabinetit të tij, t’i drejtohen Berishës.

Ditëve të fundit, nga Qeveria Kurti janë emëruar një numër i konsiderueshëm i këshilltarëve.